Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ishte nisur për të shuar flakët në Lurë, humb tragjikisht jetën Punonjësi i Zonave të Mbrojtura
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte te “Rruga e Arbrit”, në dalje të qytetit të Peshkopisë. Punonjës i ADZM Dibër, B.S. ishte nisur për shuar flakët në Lurë, por humbi kontrollin mbi mjetin që po drejtonte, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë saj. Fillimisht 43-vjeçari është dërguar me shenja jete në spitalin e Dibrës, por mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë. “Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka...