Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ishte në kërkim dhe tentoi të arratisej, kapet në Hanin e Hotit
👁11280
Policia Kufitare ka arrestuar një 51-vjeçar të shpallur në kërkim, teksa ky i fundit tentonte të largohej nga Shqipëria nëpërmjet Pikës Kufitare të Hanit të Hotit. Shtetasi me iniciale F. H., banues në fshatin Vrakë, u kap gjatë kontrolleve intensive të ushtruara nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilat kishin për qëllim parandalimin e paligjshmërive dhe për të identifikuar personat në kërkim. Ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për...