Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ishte dëmtuar kapaku, një kuti në Bathore e pavlefshme
👁13801
Kutia e votimit TIRANË- Teksa pritet që të nisë procesi i numërimit të votave në Kamëz, nga 89 të tilla në shkollën “Hillary Klinton”, do të numërohen 88 të tilla, pasi një prej tyre është klasifikuar e parregullt. Gjatë dorëzimit të të kutive në KZAZ 28, një kuti e zonës së Bathores, edhe pse ishte e vulosur dhe sipas procedurave ishte bërë procesverbali, është klasifikuar si e pavlefshme. Mësohet se ky vendim u mor pasi disa fletë ishin jashtë kutisë dhe ishte dëmtuar kapaku i sipërm. Ende nuk dihen rrethanat nëse ky incident ndodhi gjatë momentit të mbylljes së kutisë...