Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ishte apokalips i vërtetë”/ Britanikja që i shpëtoi raketës në Tel Aviv tregon çastet e tmerrit: Shpërthimi më i fortë që kam dëgjuar
👁7709
Naomi Brookarsh kishte udhëtuar drejt Tel Aviv për të takuar vëllanë, kur ndërtesa ku ai jetonte, u godit nga një raketë iraniane të hënën në mëngjes. “Ishte vërtet, vërtet e frikshme, por falë Zotit mbijetuam. Ishim në strehën kundër bombave, gjë që na shpëtoi jetën“, tregon shtetësja britanike për BBC-në. Naomi tregon për zhurmën e fuqishme që i zgjoi nga gjumi në orët e para të mëngjesit, kur përjetuan momente tmerri. “Papritmas pati një shpërthim masiv, zhurma më e madhe që kam dëgjuar ndonjëherë, dhe ishte sikur e gjithë dhoma po dridhej, ndienim trupat tanë duke u dridhur”, rrëfeu e...