Ishte ambasadore e Shqipërisë pranë UNESCO-s, lirohet nga detyra vajza e Kadaresë

Ishte ambasadore e Shqipërisë pranë UNESCO-s, lirohet nga detyra vajza e Kadaresë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimi nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s, Besiana Kadare. Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, e ka mbajtur këtë post diplomatik për vite me radhë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe përfshirjen e saj në listën e trashëgimive botërore të mbrojtura. Besiana Kadare, u emërua në këtë post më 1 tetor të vitit 2021, me dekret të Presidentit të asaj kohe, Ilir Meta. Më parë, ajo ka qenë ambasadore e vendit në OKB.
Burimi: Javanews.al