Ishin nisur për finalen në kryeqytet, aksidentohet autobusi me ekipin e Skënderbeut

Ishin nisur për finalen në kryeqytet, aksidentohet autobusi me ekipin e Skënderbeut

Autobusi që transportonte ekipin e volejbollit për femra të Skënderbeut është aksidentuar në Qafë Thanë. Autobusi udhëtonte drejt Tiranës për ndeshjen e dytë finale, por është përplasur me një mjet dhe ka përfunduar në anë të rrugës. Përplasja ka shkaktuar shok dhe trauma te vajzat e ekipit. Dy prej tyre janë transportuar në spital me shembje në fytyrë dhe trup. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Burimi: Opinion.al