Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)
Katër shqiptarë janë dënuar me burg në Angli pasi detektivët e Policisë Metropolitane përdorën të dhënat në kartat e tyre të udhëtimeve urbane për të bërë lidhjen mes tyre me një seri vjedhjesh në disa banesa në Londër, gjatë të cilave u vodhën sende me vlerë mbi 8,000 paund. Çlirim Ferizi, 26 vjeç, banues në Tookey Close, Harrow, u dënua me dy vjet burg në Gjykatën Mbretërore të Isleworth të enjten, më 20 gusht. Bashkëpunëtori i tij, Oresti Saliaj, 40 vjeç, banues në Wembley Park Drive, Brent, ishte dënuar më parë me tre vjet e gjashtë muaj burg, të mërkurën, më 22 prill, në të njëjtën gjykatë. Sipas Policisë Metropolitane, të cilës i referohet Top Channel, detektivët nisën hetimet pas një vjedhjeje në një banesë...
Burimi:
javanews.al