Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ish-zv.ministrja e Turizmit akuzon kryetarin e Vlorës: Zjarri te plehrat vihet qëllimisht, duan të ulin sasinë. Reagon Dredha: Zonjë, jeni e painformuar!
👁7871
Ish-zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, thotë se zjarrin në vendgrumbullimin e plehrave në Vlorë e vendosin qëllimisht për të ulur sasinë. Deklaratat ajo i bëri gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan teksa akuzoi direkt Bashkinë Vlorë për këtë problem. “Kjo ngjarja kriminale ka vetëm një kriminel, që janë institucionet. Cili është ky piroman që ka nevojë të vërë zjarr te plehrat çdo vit. Arsyeja përse vihet zjarri aty është sepse duhet që ato sasi mbetjesh aty të ulen në tonalitet. Vetëm për këtë ndizet, vetëm për këtë digjet, pra të ulin tonalitetin. Ligji i mbetjeve njeh vetëm një...