Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti Begaj mbledh të hënën Këshillin e Sigurisë Kombëtare
foto ilustrim: vlora hyseni-bajram begaj TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të mbledhë paraditen e të hënës Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Mbledhja vjen pak ditë pas zhvillimeve të fundit në SHISH, pas shkarkimit të drejtueses Vlora Hyseni, e cila është lënë nën masën "arrest shtëpie". Ndërkaq, burime bëjnë me dije se çështja e sigurisë kombëtare do të jetë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Ndërkohë një ditë më parë, kreu i shtetit priti në një takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Më pas, Begaj zhvilloi edhe një takim të veçantë me drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila. Në këto takime, siç bëri me dije Presidenca, Presidenti Begaj u...
Burimi:
zeri.ai