Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ish-presidenti i parë postkomunist shuhet në moshën 95 vjeç
Bota E Martë, 5 Gusht 2025 20:41 Ish-presidenti rumun Ion Iliescu, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeç. Ai kryesoi tranzicionin kaotik të vendit nga komunizmi në demokraci. Iliescu ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe ishte shtruar në spital në fillim të qershorit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Iliescu ishte presidenti i parë i zgjedhur lirisht i Rumanisë dhe shërbeu dy herë, nga viti 1986-1996 dhe nga viti 2000-2004. Ai u akuzua për krime kundër njerëzimit gjatë revoltës së dhunshme që rrëzoi regjimin komunist të Rumanisë në vitin 1989, por gjithmonë i mohoi të gjitha shkeljet. Akuzat u ngritën në vitin 2019, por ai nuk u dënua kurrë. Në një rast të veçantë, ai u padit gjithashtu për rolin e tij në thirrjen e...