Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-presidenti Bolsonaro në arrest shtëpie për shpërfillje të drejtësisë
Një gjykatës i Gjykatës së Lartë Federale të Brazilit ka urdhëruar vendosjen në arrest shtëpie të ish-presidentit Jair Bolsonaro, me arsyetimin se ai ka shkelur në mënyrë të përsëritur masat parandaluese që i ishin caktuar më herët nga drejtësia. Lajmi është raportuar nga media e njohur braziliane O Globo. Sipas gjykatësit Moraes, Bolsonaro ka “injoruar dhe nuk ka respektuar” vendimet e Gjykatës, duke sfiduar autoritetin e saj. Konkretisht, ai mori pjesë përmes një video-telefonate në një protestë të zhvilluar të dielën në plazhin e Copacabana-s, në zonën jugore të Rio de Janeiros, ku u mblodhën mijëra mbështetës të tij. Kjo pjesëmarrje u konsiderua nga Gjykata si një shkelje e kushteve të mëparshme të lëna nga drejtësia, të cilat ndalonin ish-presidentin të komunikonte me të tjerë...