Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ish-kryeministri i Malit të Zi ndan videon e Ramës: Së bashku ndryshojmë imazhin e Ballkanit
Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama në faqen e tij në Instagram ndërsa flet në gjuhën malazeze. Vazhdojmë përpara, shkruan Abazoviç,ndërsa thekson se së bashku me Ramën do të ndërtojnë ura dhe do të ndryshojnë imazhin e Ballkanit. “Miku im Edi, gjithmonë origjinal dhe në stilin e tij. Mirënjohës për fjalët e bukura dhe besoj që herën tjetër rrethanat do ta lejojnë të jetë me ne në kongres. Vazhdojmë përpara, ndërtojmë ura dhe së bashku ndryshojmë imazhin e Ballkanit”, shkruan Abazoviç.