Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ish-krerët e luftës po mbahen padrejtësisht në Hagë”/ Protesta kundër Gjykatës Speciale, flet ish-themeluesi i UÇK-së
Gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së, kreu i BDE-së, Ali Ahmeti tha se kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar, kur i është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti. Si një prej ish-themeluesve të UÇK-së, Ali Ahmeti, e ka cilësuar të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, për ish krerët e UÇK-së. Sipas Ahmetit, UÇK-ja është e përmbajtur ndaj ligjeve të luftës, duke shtuar se qëllimi i saj ka qenë i karakterit çlirimtar. “UÇK-ja është e përmbajtur në ligjet e luftës. Është e përkushtuar për mbrojtjen e komuniteteve nga gjenocidi, qëllimi i UÇK-së ka qenë çlirimtar,” tha ai. “UÇK-ja asnjëherë nuk është marrë me të pafajshmit, asnjëherë nuk ka vrarë fëmijë e pleq. Lufta e saj ishte vetëm...