Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ish-hetuesja e Hagës në protestë: Udhëheqësit e UÇK-së besuan në drejtësi, por sot po mbahen padrejtësisht
Hetuesja e njohur në rastin e gjykimit të Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, Neveka Tromp ka kritikuar zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë një proteste të mbajtur kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë. Ajo tha se ish-krerët e UÇK-së kishin mbështetur themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, sepse kishin besuar në drejtësi dhe ndershmëri. ”Ata që sot po akuzohen, ishin vetë ata që mbështetën krijimin e Dhomave të Specializuara, sepse besonin në drejtësi dhe ndershmëri, Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selektive, ajo rrezikon të kthehet në padrejtësi. Në raste të tilla, gjykimet nuk janë për të zbuluar të vërtetën, por janë gjykime të inskenuara”,-shtoi Tromp. Duke shprehur shqetësimin e saj për mbajtjen e zgjatur të të akuzuarve...