Ish-drejtori i policisë: Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë se më bëri ‘autostop’
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku, pasi në automjetin e tij u kap biznesmeni Ergys Agasi. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Shpataraku ka pretenduar se nuk e njihte Agasin dhe se takimi me të kishte qenë rastësor, gjatë kthimit nëpërmjet rrugës së vjetër të Elbasanit. Sipas tij, Agasi i kishte bërë shenjë për të hipur në makinë dhe ishte prezantuar me emrin “Berti”, duke i thënë se merrej me dyer alumini. “Deklaroi se, gjatë kthimit nëpërmjet rrugës së vjetër të Elbasanit, një person i kishte bërë shenjë dhe ai e kishte marrë në makinë. Deklaroi se më pas, gjatë rrugës, ishin ndaluar nga policia dhe ishin dërguar në Drejtorinë e Policisë...
Burimi:
ntv.al