Ish-deputeti Murrizi letër Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers”

Ish-deputeti Murrizi letër Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers”

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publike drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani për çështjen “Bankers Petroleum”. Murrizi kërkon nga drejtuesi i SPAK-ut të hedhë sytë nga Bankers dhe të hetohet nga SPAK si çështje. Ai shkruan se shuma e parave që është vjedhur në rastin Bankers, nuk është vjedhur as nga të gjithë të burgosurit së bashku, që nga vitit 1991. Postimi i plotë Pas vendimit të djeshëm të gjyqtares së Apelit, znj. Gilda Hoxha, për të lënë në fuqi masat e arrestit për drejtuesin dhe ish-drejtues të kompanisë BANKERS, habitem nga heshtja e drejtuesit në detyrë të SPAK-ut, z. Dumani. Nisur nga shifrat marramendëse të qindra miliona eurove të “qerasura” nga kjo kompani te kompani të tjera, te...