Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!
“Çdo nismë që vjen nga Kongresi amerikan duhet marrë seriozisht”, thotë sipas Radio Evropa e Lirë Ivan Vujaçiç, ish-ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara. Kështu e komenton ai projektligjin e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili kërkon masa ndaj Serbisë për shkak të prapakthimit demokratik dhe raporteve të saj me Rusinë dhe Kinën. Projektligji, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje, është paraqitur nga republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating. Vujaçiç vlerëson se nisma nuk pritet të ketë ndonjë ndikim të menjëhershëm në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së, por se përbën një sinjal të rëndësishëm në Kongres, pasi vjen nga përfaqësues të të dyja partive. “Është gjithashtu domethënëse që për këtë po flitet në këtë mënyrë, në një formë...
Burimi:
javanews.al