Irving Penn dhe portretet që shënuan historinë e Vogue në një botim të ri fotografik

Irving Penn dhe portretet që shënuan historinë e Vogue në një botim të ri fotografik

Një vështrim mbi historinë e modës, artit dhe figurave që kanë përcaktuar kulturën bashkëkohore vjen përmes një botimi të ri fotografik kushtuar arkivit të revistës Vogue. “Vogue Portraits”, një vepër në dy vëllime, mbledh më shumë se 300 fotografi portretesh, duke sjellë për publikun imazhe që kanë dokumentuar personazhe dhe momente të rëndësishme përgjatë historisë së revistës. Botimi, që do të publikohet nga shtëpia botuese Abrams më 27 tetor 2026, rikthen në vëmendje fuqinë e fotografisë së portretit dhe rolin e saj në ndërtimin e kujtesës vizuale të kulturës. Përmes fotografive të përzgjedhura nga arkivi i Vogue, libri dëshmon se portreti mund të shkojë përtej paraqitjes fizike, duke zbuluar karakterin, ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e personazheve që qëndrojnë përballë objektivit. Në një shkrim të botuar në...