Iraola: Pësuam gola të rrëmujshëm, duhej të kishim dalë me 3 pikë nga kjo ndeshje
Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, ka folur pas humbjes së parë të skuadrës së tij në Champions League këtë sezon. “Reds” u mundën 3-2 në Turqi nga Fenerbahce, në një ndeshje spektakolare. “Gola të pësuar në mënyrë naive. Gola të rrëmujshëm. Goditja e dënimit ishte nga një distancë mjaft e largët dhe topi kaloi përmes murit mbrojtës. Goli i fundit erdhi nga një rivënie e gjatë, ndërsa te goli i dytë, Cody e preku topin pikërisht para portierit tonë”, tha Iraola. Më tej, spanjolli tha: “Në stadium ishte pothuajse e pamundur të komunikohej. E kisha të vështirë të jepja udhëzime dhe komunikimi ishte i vështirë. Pësuam gola nga një goditje dënimi, një goditje nga këndi dhe një rivënie e gjatë dhe kjo na dëmtoi”. “Kaluam...
Burimi:
telesport.al