Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa një garanci!

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa një garanci!

Irani nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe nuk do të rikthehet në negociata me Shtetet e Bashkuara pa përmbushjen e shtatë kushteve të reja, të përcjella përmes ndërmjetësve. Paralajmërimi u bë nga Mohsen Rezaei, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i cili theksoi se Teherani nuk është më i gatshëm të mbështetet te marrëveshje që bazohen vetëm në mirëbesimin politik. “Ne nuk do të kthehemi te diplomacia e së kaluarës, megjithatë nuk po e braktisim plotësisht diplomacinë”, deklaroi Rezaei në një qëndrim të transmetuar nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA. Ai shtoi se Irani preferon uljen e tensioneve, por paralajmëroi se zgjatja e konfliktit do ta bënte vendin e tij edhe më të fortë, pavarësisht se kjo nuk është ajo...