Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike”, Begaj: Mbështesim të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve
👁5704
Presidenti Bajram Begaj, në konferencën për shtyp pas ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore tha se Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në rritje mes Izraelit dhe Iranit. Begaj nënvizoi se “i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balistike”. Begaj: Ky konflikt ka pasoja serioze në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve të vet. Po ashtu, i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balistike dhe të përmbushë detyrimet e tij, në përputhje me ligjet ndërkombëtare, përfshirë traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore. /vizionplus.tv