Irani refuzon përgjigjen e SHBA-së: Shtatë kushtet për rihapjen e Hormuzit nuk janë përmbushur
Shefi i sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei ka deklaruar këtë të diele se përgjigja e Shteteve të Bashkuara ndaj shtatë kushteve të Iranit në një propozim për të rihapur Ngushticën e Hormuzit ishte e pamjaftueshme. Irani paraqiti një propozim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sipas të cilit Ngushtica e Hormuzit mund të rihapej dhe të rivendosej kalimi normal detar brenda shtatë ditësh nëse plotësoheshin kushtet, të cilit SHBA-ja iu përgjigj më vonë nëpërmjet ndërmjetësve të Katarit. “Uashingtoni duhet të sqarojë çështjet që mbeten të paqarta për Teheranin,” tha Rezaei, duke shtuar se u paraqitën amerikanëve shtatë kushte dhe se ata deklaruan qartë se Ngushtica e Hormuzit nuk do t’u hapej atyre dhe nuk do të zhvilloheshin negociata derisa të përmbushen këto kushte. Rezaei shtoi...
Burimi:
javanews.al