Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Irani publikon bilancin zyrtar: Të paktën 430 të vrarë dhe 3,500 të plagosur që nga 13 qershori
Të paktën 430 persona janë vrarë dhe mbi 3,500 janë plagosur në Iran që nga fillimi i konfliktit më 13 Qershor, raporton agjencia iraniane Nour, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë së vendit. Ky është përditësimi i parë zyrtar mbi numrin e viktimave në disa ditë. Më herët, të dielën, Ministria iraniane e Shëndetësisë kishte njoftuar për të paktën 224 të vrarë, ndërsa një grup i të drejtave të njeriut, Agjencia e Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut (HRANA), e kishte vlerësuar numrin e viktimave në 657, në një raport të publikuar të premten.