Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Irani nis hakmarrjen, reagon Shtëpia e Bardhë: Po monitorojmë kërcënimet
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se monitoron me kujdes sulmet iraniane ndaj bazave të saj në Lindjen e Mesme, konkretisht në Katar dhe Irak.Irani ka lëshuar gjashtë raketa balistike kundër bazave amerikane në Katar. Po ashtu, Irani ka lëshuar një raketë drejt një baze amerikane në Irak. Pas sulmit të SHBA ndaj tre bazave iraniane, Izraeli dhe Irani kanë kryer sërish sulme ndaj njëri-tjetrit. Ushtria izraelite kreu sulme gjatë natës kundër “objektivave ushtarake” iraniane, duke përfshirë vendet e lëshimit dhe magazinimit të raketave, ndërsa Irani nga ana tjetër, lëshoi raketa në disa zona të Izraelit. IDF shënjestroi gjithashtu...