Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, mesazhi që jep
👁12011
Bota E Premte, 13 Qershor 2025 18:08 Pasi udhëheqësi Suprem i Iranit premtoi një ”ndëshkim të ashpër” për Izraelin, flamuri i kuq i hakmarrjes u ngrit mbi Xhaminë Jamkaran në Qom. Me këtë simbol autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjen, pasi ky veprim tregon se vendi është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht. Qindra protestues u mblodhën pranë Xhamisë Jamkaran në qytetin Qom në Iran për të kërkuar “ndëshkim” kundër Izraelit pas sulmeve të tij vdekjeprurëse ndaj Iranit.