Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona
Irani ka deklaruar se është i gatshëm të rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse Shtetet e Bashkuara pranojnë kushtet e vendosura nga Teherani. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha të hënën se mundësia e zbatimit të planit brenda këtij afati tregon qasjen me mirëbesim të Iranit. “Mundësia e zbatimit të këtij plani brenda dy ditësh është një tjetër tregues i qasjes me mirëbesim të Iranit”, deklaroi Baghaei. Ai shtoi se, nëse plotësohen kërkesat e Teheranit, mund të rikthehet siguria në Ngushticën e Hormuzit dhe të rifillojnë negociatat brenda një periudhe të shkurtër. Sipas zëdhënësit, shkëmbimi i mesazheve me Uashingtonin po vijon përmes ndërmjetësve, ndërsa gjithçka varet nga pranimi i kërkesave iraniane nga pala amerikane. Kushtet e Teheranit përfshijnë përfundimin e...
Burimi:
javanews.al