Irani miraton projektligjin për pezullimin e bashkëpunimit me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së

Irani miraton projektligjin për pezullimin e bashkëpunimit me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së

FOTO ILUSTRUESE IRAN-Mbikëqyrësi kushtetues i Iranit, Këshilli i Gardës, e ka miratuar të enjten vendimin e Parlamentit për ta pezulluar bashkëpunimin e Teheranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), pasi objektet bërthamore të vendit u bombarduan gjatë fundjavës në konfliktin 12-ditor me Izraelin. Për këtë ligj, i cili u miratua një ditë më parë nga ligjvënësit me 221 vota pro dhe asnjë kundër, do të vendosë përfundimisht Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare (SNSC). SNSC teknikisht drejtohet nga presidenti, por ashtu si të gjitha institucionet kyçe të shtetit, i përgjigjet udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei. “Plani për ta detyruar Qeverinë...
Burimi: Zeri.ai