Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme

Irani ka nisur sulme me raketa dhe dronë kundër bazave dhe interesave të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, në kundërpërgjigje të sulmeve amerikane të kryera më herët gjatë ditës. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, “forcat e armatosura iraniane kanë nisur një operacion vendimtar kundër armikut amerikan”, si hakmarrje për valën e re të sulmeve të SHBA-së pranë Ngushticës së Hormuzit. Sipas të njëjtit burim, bazat dhe interesat amerikane në rajon janë vënë në shënjestër të raketave dhe dronëve iranianë. Më herët, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte paralajmëruar Iranin se do të përballej me sulme edhe më të fuqishme nëse do të kundërpërgjigjej ndaj operacioneve amerikane.