Irani konfirmon bisedimet e reja bërthamore me fuqitë evropiane, priten takime me homologët nga Britania, Franca dhe Gjermania

Irani konfirmon bisedimet e reja bërthamore me fuqitë evropiane, priten takime me homologët nga Britania, Franca dhe Gjermania

Zyrtarët iranianë pritet të takohen me homologë të tyre nga Britania, Franca dhe Gjermania më 25 korrik në Stamboll, për të diskutuar programin bërthamor të Iranit, teksa vendet perëndimore e rrisin presionin ndaj Teheranit për të arritur marrëveshje, pasi në të kundërtën rrezikon të përballet me sanksione. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë më 20 korrik se bisedimet do të mbahen në nivel të zëvendësministrave të Jashtëm. “Si përgjigje ndaj kërkesave të kombeve evropiane, Irani është pajtuar për të mbajtur rundin e ri të negociatave”, ka thënë Baghaei për televizionin shtetëror. Edhe ministri i Jashtëm...
Burimi: ntv.al