Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Irani ka të drejtë të vetëmbrohet”, zyrtari i lartë rus: Bashkëpunimi ynë me Tehranin është i pathyeshëm
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se Irani ka të drejtën e plotë për vetëmbrojtje dhe e quajti partneritetin strategjik midis Moskës dhe Teheranit “të pathyeshëm”, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve. I pyetur nëse Irani kishte kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia, Ryabkov i tha agjencisë së lajmeve Interfax se Moska bashkëpunon me Iranin në shumë fusha dhe do të ishte e papërgjegjshme të zbulonte detaje të mëtejshme rreth bashkëpunimit të tyre. Që kur SHBA-të bombarduan tre impiantet bërthamore të Iranit, disa zyrtarët të lartë rus kanë dalë në mbrojtje të Tehranit duke shprehur se sulmi ishte i pajustifikueshëm...