Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Irani do të vazhdojë programin bërthamor: E drejta jonë si anëtarë të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
Rreth një javë pas bombardimit të impianteve të tij më të rëndësishme bërthamore, Irani synon të vazhdojë programin e tij bërthamor. “Për sa kohë që Republika Islamike e Iranit është anëtare e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), ajo duhet të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtat e saj”, tha në Teheran zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ismail Baghai. “Të drejtat e Iranit si anëtar i këtij traktati janë absolutisht të qarta, përfshirë edhe të drejtën për përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.” Gjatë një telefonate me Presidentin francez Makron, të dielën në mbrëmje, Presidenti i Iranit Masud Peseshkian...