Irani dënon me mbi pesë vjet burg regjisorin e njohur, Jafar Panahi, i konfiskon edhe pasurinë!
Regjisori i njohur iranian, Jafar Panahi, është dënuar me pesë vjet e një muaj burg nga një gjykatë në Teheran, pas kthimit të tij në Iran në mars të këtij viti. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu konfiskimin e pasurisë së tij, ka bërë të ditur avokati Mostafa Nili, pa dhënë detaje për veprën për të cilën është dënuar. Sipas mikut të tij dhe aktivistit iranian që jeton në Evropë, Hossein Razzagh, vendimi u shpall të hënën. Ai bëri të ditur se kishte biseduar me Panahin pas shpalljes së dënimit dhe se regjisori ende nuk ishte dërguar në burg. Megjithatë, atij i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, ndërsa vendimi mund të apelohet. Panahi është një nga regjisorët më të vlerësuar bashkëkohorë të Iranit, i cili ndër...
Burimi:
javanews.al