Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 21-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin, Policia e shoqëron!

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 21-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin, Policia e shoqëron!

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e të hënës në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Papërr. Sipas informacionit paraprak zyrtar të Policisë, një automjet me drejtues një 21-vjeçar, të identifikuar me inicialet O. M., ka aksidentuar një këmbësor rreth 60 vjeç. Përplasja ka rezultuar fatale për këmbësorin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra. Një tjetër element që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti se viktima, një burrë rreth 60 vjeç, nuk është identifikuar ende nga autoritetet. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në procesin e dokumentimit të plotë...