EMRAT/ Qarkullonin me armë zjarri në automjet të blinduar rrugëve të Tiranës, arrestohen punonjësi i Gardës së Republikës dhe tre ushtarakët!

EMRAT/ Qarkullonin me armë zjarri në automjet të blinduar rrugëve të Tiranës, arrestohen punonjësi i Gardës së Republikës dhe tre ushtarakët!

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në një automjet të blinduar pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, në kryeqytet. Në mesin e të arrestuarve janë dy ushtarakë dhe një punonjës i Gardës së Republikës. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për shtetasit Erion Ramaj, 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, Ilir Shyti, 28 vjeç, Leonard Murataj, 42 vjeç, ushtarak, dhe Ernest Selmani, 46 vjeç, ushtarak. Arrestimi i tyre u bë gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi”, në të cilin udhëtonin katër personat, policia gjeti një pistoletë në një çantë të zezë të vendosur...