KATER TE ARRESTUARIT/ RIKTHEHET NE VEMENDJE DOSJA E NXEHTE ‘HAKMARRJA PER DREJTESI’
Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës këtë 24 nëntor, pasi u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Audi” të blinduar në zonën pranë stadiumit “Air Albania”. Mes të arrestuarve është edhe Ilir Shyti, djali i Roland Shytit, i njohur në Lushnjë me nofkën “Mustaqekuqi” dhe i lidhur me dosjen e bujshme “Hakmarrja për Drejtësi”. Në automjet ndodheshin gjithashtu Erion Rama, punonjës i Gardës së Republikës, si dhe dy efektivë të Forcave të Armatosura, Leonard Murataj, pjesë e repartit të Zall-Herrit, dhe Ernest Selmani, pjesë e repartit të Farkës. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dy armë zjarri. Njëra prej tyre rezultonte e pajisur me leje nga reparti përkatës, ndërsa pistoleta tjetër mbahej pa leje. Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej katër...
Burimi:
ntv.al