Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i “Sel Çamit”, Jakup Hasani! Autorët ende në arrati, pista kryesore hakmarrja

Shkon në dy numri i viktimave nga atentati i të hënës në Fier. Jakup Hasani, nipi i Sel Çamit, humbi jetën në spital, pasi mbeti i plagosur një ditë më parë nga sulmi me armë ndaj xhaxhait të tij. Jakup Hasani kishte marrë tre plumba në trup dhe pas përfundimit të operacionit, ishte dërguar në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e vazhdueshëm mjekësor si dhe nën masa të rrepta sigurie. Por nuk ia doli të mbijetojë. Vrasja e Selami Hasanit në Fier ka çuar tre persona në Komisariatin e Policisë, të cilët janë pytetur në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Kamerat e sigurisë fiksuan praninë e një automjeti Volvo pranë banesë së Hasanit, e cila u gjend e djegur te...