Irani dënon me mbi 5 vite burg regjisorin fitues të Palmës së Artë, i konfiskon pasuritë

Irani dënon me mbi 5 vite burg regjisorin fitues të Palmës së Artë, i konfiskon pasuritë

Regjisori iranian, Jafar Panahi, fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë, është dënuar me pesë vite e një muaj burg. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu konfiskimin e të gjitha pasurive të tij, si dhe i ka ndaluar udhëtimet jashtë vendit dhe përdorimin e rrjeteve sociale për dy vite. Një gjykatë në Iran ka dhënë një tjetër vendim dënimi ndaj regjisorit të njohur Jafar Panahi, një prej zërave më të rëndësishëm të kinematografisë iraniane. Lajmi u bë i ditur nga avokati i tij, Mostafa Nili, për median iraniane Emtedad. Panahi, 66 vjeç, u dënua në mungesë. Sipas avokatit, krahas dënimit me burg, gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të tij dhe ka vendosur një ndalim dyvjeçar për udhëtimet dhe përdorimin e rrjeteve sociale....