Investitori strategjik “Soleil & Sea” Alban Xhillari ndërton vilat pa leje në Jalë, në arrest vetëm inxhinieri

Investitori strategjik “Soleil & Sea” Alban Xhillari ndërton vilat pa leje në Jalë, në arrest vetëm inxhinieri

Gjykata e Apelit në Tiranë ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për inxhinierin Ludjon (X), i cili po mbikëqyrte punimet pa leje në projektin e investitorit strategjik “Soleil & Sea” në bregdetin e Jalës. Ky vendim e lë inxhinierin 40-vjeçar të vetmin përgjegjës ligjor, ndërkohë që dyshimet dhe provat tregojnë se përgjegjësia e vërtetë shtrihet shumë më lart, duke përfshirë administratorët e kompanisë dhe institucionet shtetërore. Inxhinjeri Ludjon (X) u arrestua në flagrancë nga Policia e Vlorës më 3 qershor 2025, pasi u kap duke mbikëqyrur punimet e kompleksit të vilave “Folie Village”. Gjatë marrjes në pyetje, ai...