Invadimi i Keltëve në tokat ilire

Invadimi i Keltëve në tokat ilire

Përafersisht në të njëjtën kohë kur grekët kishin marrë hov në themelimin e kolonive në bregdetin adriatik dhe ilir, kundër ilirëve u lëshuan populli luftarak i keltëve. Duke ardhur nga Italia veriore dhe nga Alpet keltët depërtuan në Ballkan dhe në Pellgun danubian në gjysmën e parë të shekullit IV para e.r. Të armatosur me shpata të gjata (shumë më të gjata se ato që i përdornin ilirët) më të fortë dhe me kuaj, keltët në një depërtim të fuqishëm nga jugu i Ballkanit i mundën fare lehtë fiset e përçara ilire. Caku i depërtimit të tyre në Ballkan ishte Greqia në përgjithësi, dhe pasuria e Delfit në veçanti. Në rrugën nga Greqia gjendej shteti maqedon dhe derisa ai shtet ishte i fortë, keltët nuk...