Intransigjentë dhe indiferentë

Intransigjentë dhe indiferentë

Nga Elsa Demo Në muajt e parë të protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar shihja jo pak studentë të Arteve. Aq nuk vinin as për shfaqjet. Ndiqnin pedagogët, të cilëve protesta po iu jepte mundësinë për të çliruar ndrydhjen e dhuntive nga mungesa e një jete normale artistike. Ishte rast për të shfaqur në jetën publike, në atë realen, intransigjencën që Shekspiri apo Beketi ua jepte ta shfaqnin në skenë “me gjasme”. Fjalori i de Niros drejtuar Trumpit zbriti në sheshin e teatrit. Atë qershor, live në televizion nga skena e çmimeve “Tony”, aktori hollivudian e kishte zgjidhur edhe një herë gjuhën kundër presidentit të vet. Nën shembullin e tij, një aktor-pedagog nga Tirana po rindizte karrierën po edhe kamerat e kanaleve televizive kombëtare, që...