Interi vë në shënjestër yllin e Premier League, lojtari pëlqehet shumë nga Chivu

Interi vë në shënjestër yllin e Premier League, lojtari pëlqehet shumë nga Chivu

6 Nëntor 2026 15:30 Telesport Interi vazhdon ta ndjekë me vëmendje Chris Richardsin e Crystal Palace. Mbrojtësi amerikan vlerësohet lart nga Cristian Chivu dhe drejtuesit e klubit po punojnë për të përmbushur dëshirat e trajnerit – veçanërisht duke marrë parasysh se faza mbrojtëse e zikaltërve ka qenë një pikë e dobët këtë sezon. Pavarësisht kësaj, skuadra aktualisht renditet e dyta në kampionat dhe ka siguruar 6 pikë në Champions League pas katër ndeshjeve të fazës së ligës. 26-vjeçari ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, çka do të thotë se kostoja nuk pritet të jetë tepër e lartë, nëse klubi anglez shfaqet i hapur për ta shitur lojtarin. Interi është në kërkim të një mbrojtësi qendror që është i shpejtë, teknikisht i aftë...