Interi cakton shifrën që do për Calhanoglu dhe gjen direkt pasuesin e tij

Interi cakton shifrën që do për Calhanoglu dhe gjen direkt pasuesin e tij

6 Korrik 2025 13:07 Telesport Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të luajë më në Milano. Drejtuesit e klubit italian tani presin oferta për 31-vjeçarin dhe shifra që kërkohet është 30 deri në 35 mln euro. Galatasaray ka shfaqur interes konkret për turkun dhe duket se kalimi në këtë skuadër do të ndodhë brenda pak ditësh. Interi e ka një ide për zëvendësimin e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin kolumbian Richard Rios, i cili luan te Palmeiras.
Burimi: Telesport.al