Intensifikohet puna për edicionin e katërt të Festivalit ‘Akordet e Kosovës’
Përgatitjet për edicionin e katërt të Festivalit të Këngës që këtë vit vjen me emrin “Akordet e Kosovës” po hyjnë në një fazë më intensive, ndërsa puna për realizimin e festivalit tashmë po zhvillohet me ritme të shtuara. Festivali i organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës do të mbahet në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa netët e festivalit janë planifikuar për 30 dhe 31 tetor, kurse më 1 nëntor do të zhvillohet Festivali i Këngës për Fëmijë. Pas përzgjedhjes së artistëve dhe këngëve që do të garojnë këtë vit, vëmendja tashmë është përqendruar te përgatitjet për realizimin e programit, skenës dhe pjesës teknike të festivalit. Në prapaskenë po punohet në detajet e edicionit të katërt, ndërsa RTK ka përmbyllur edhe procedurën për shërbimet teknike...
Burimi:
kultplus.com