Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh
Shërbimet europiane të inteligjencës kanë ngritur shqetësimin se Rusia mund të ndërmarrë një veprim më të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s, me një prej drejtuesve të inteligjencës që paralajmëron se një skenar i tillë mund të materializohet brenda “muajsh, jo vitesh”. Paralajmërimet vijnë pasi kryeministri polak Donald Tusk deklaroi në parlament se vlerësimet e shërbimeve të inteligjencës sugjerojnë se Rusia mund të kryejë një sulm me dronë ose raketa ndaj territorit të NATO-s gjatë muajve të ardhshëm. Sipas Tusk, një veprim i tillë mund të synojë të dëshmojë se Neni 5 i Traktatit të NATO-s, i cili parashikon mbrojtjen kolektive të aleatëve, është “më shumë teorik sesa praktik”. Presidenti francez Emmanuel Macron i cilësoi paralajmërimet e Tusk si “të bazuara dhe të dokumentuara mirë”. Të premten, Macron...
Burimi:
javanews.al