Integrimi/ Shqipëria përgatit kuadrin e ri ligjor për shkëmbimin automatik të të dhënave financiare me BE-në

Integrimi/ Shqipëria përgatit kuadrin e ri ligjor për shkëmbimin automatik të të dhënave financiare me BE-në

Shqipëria përgatit kuadrin e ri ligjor për shkëmbimin automatik të të dhënave financiare me BE-në. Në kuadër të përmbushjes së detyrimeve për integrimin evropian, posaçërisht për Kapitullin 16 “Tatimet”, Ministria e Financave ka hartuar projektligjin e ri “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”. Nisma ligjore synon të harmonizojë plotësisht legjislacionin shqiptar me kërkesat e Direktivës 2011/16/BE të Këshillit Evropian, duke zëvendësuar ligjin ekzistues të vitit 2020 për të garantuar një standard më të lartë në bashkëpunimin administrativ tatimor. “Qëllimi i projektligjit është krijimi i një kuadri të plotë ligjor për shkëmbimin automatik të informacionit mbi llogaritë financiare, me qëllim rritjen e transparencës tatimore, parandalimin dhe luftimin e evazionit dhe shmangies tatimore.”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit. Detyrimet e reja për institucionet financiare...