Integrimi në BE, kryeparlamentarja Spiropali: Procesi i përshpejtuar u sigurua nga Edi Rama dhe PS

Integrimi në BE, kryeparlamentarja Spiropali: Procesi i përshpejtuar u sigurua nga Edi Rama dhe PS

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e pranishme këtë mbrëmje në emisionin ”Opinion”, tha se përpos reformave në çdo sektor, fakti që sot Shqipëria është shumë pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian është atribut i PS-së. ”Fakti që jemi sot këtu s’është rastësi, nuk ka rënë nga qielli”, tha ajo. A është integrimi në BE i lidhur pazgjidhshmërisht vetëm me PS-në? ”Proces që është përshpejtuar, përforcuar e siguruar nga Edi Rama dhe PS-ja”, u përgjigj Spiropali. Kurse Berishën ajo e quajti një të pandehur që po lufton hapur me organet e drejtësisë dhe po ashtu rreshtoi 4 momente si minus në sytë e ndërkombëtarëve....
Burimi: Kohajone.com