Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Integrimi me BE, qeveria propozon ndryshime thelbësore në Kodin Doganor
👁6586
Qeveria shqiptare ka paraqitur një projektligj me ndryshime të rëndësishme në Kodin Doganor, në funksion të përgatitjes për aderimin në Konventën e Tranzitit të Përbashkët dhe përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Europian. Qëllimi është lehtësimi i procedurave për operatorët ekonomikë, rritja e qartësisë ligjore dhe zbatimi i praktikave moderne të kontrollit doganor. Ndryshimet parashikojnë përfshirjen e procedurës së “magazinimit të përkohshëm” si pjesë e formaliteteve doganore, rregulla më të qarta për ankimet dhe kufizimin e kamatëvonesave për borxhet e papaguara. Një tjetër element është njësimi i termave dhe afateve të vlefshmërisë për informacionin tarifor dhe atë të origjinës, sipas praktikës...