Integrimi i Shqipërisë në BE, Peleshi: Nuk mjafton miratimi i ligjeve, tani duhet zbatimi
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë fjalës së mbajtur në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një fazë përcaktuese të procesit të integrimit europian. Peleshi u shpreh se, nga njëra anë, procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian po përjeton një moment pozitiv, ndërsa nga ana tjetër, sfidat gjeopolitike, siguria, paqja në rajon, në kontinent dhe më gjerë mbeten çështje me rëndësi të veçantë. Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Europian është “qëllimi strategjik kombëtar” dhe “destinacioni i vetëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon”, ndërsa e cilësoi atë si prioritetin numër një të Kuvendit të Shqipërisë. “Nga njëra anë kemi procesin e zgjerimit të BE-së, sot është në ditë të mira. Nga ana tjetër, kemi kompleksitetin gjeopolitik dhe...
Burimi:
javanews.al