Integrimi i Shqipërisë/ BE merr vendimin, e ul në 10 vite periudhën e provës: Nëse shkelin shtetin ligjor, do të ndëshkohen!
Komisionerja Marta Kos propozoi 15 vite periudhë prove për shtetet e reja anëtare me paralajmërimin për heqjen e të drejtës së votës, por tani kjo periudhë do të jetë tashmë 10-vjeçare. Vendimi u mor nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare duke e ndërlidhur këtë paralajmërim për rastet kur shtetet e reja anëtare do të ndëshkohen për shkelje të rënda të sundimit të ligjit ose pengim të vendimeve të BE-së. Komisioni Evropian e zbuloi propozimin muajin e kaluar për të shmangur një përsëritje të përvojës me Hungarinë nën Viktor Orbán, qeveria e të cilit shkeli vlerat themelore të bllokut dhe përdori vazhdimisht veton e saj për të bllokuar vendimet që kërkonin unanimitet. Disa vende, veçanërisht Italia dhe anëtarë të tjerë të grupit Miqtë e Ballkanit Perëndimor,...
Burimi:
javanews.al