Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2025

Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2025

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të ruajnë ritme pozitive rritjeje gjatë vitit 2025, përkundër pasigurive globale dhe tensioneve tregtare, sipas parashikimit pranveror nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw). Ekonomia shqiptare pritet të zgjerohet me 3.7 për qind në 2025, nga 3.8 që parashikohej në raportin e mëparshëm (shkurt 2025). Vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të zgjerojnë ekonomitë me një mesatare prej 3% në 2025 dhe 3.6% në 2026, ndërsa Turqia parashikohet të rritet me 3.5% në 2025 dhe 4% në 2026. “Këto të dhëna konfirmojnë qëndrueshmërinë strukturore të rajonit përballë goditjeve të jashtme dhe nënvizojnë...
Burimi: Sot.com.al